ENDE NUK DIHEN ARSYET E SHTYERJES SË VIZITËS, KËRKOHEN MASA. Në kohën që kryeministri serb Aleksandër Vuçiç pritej të mbërrinte për një vizitë tre ditore në Kosovë, mësohet se ai ka shtyrë vizitën për më 14 janar, për arsye ende të panjohura.

Lajmi është dhënë për “Radio Europa e Lirë” nga zyra e Marrëdhënieve me Publikun në kryeministrinë serbe. Më herët, gjatë se henes, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë me dije se qeveria serbe duhet të marrë leje për çdo vizitë në qeverinë e Kosovës, duke mos sqaruar nëse është lejuar një gjë e tillë. Nga ana tjetër, Iniciativa Qytetare serbe nga Ranillugu, përmes rrjetit social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të interesuar që t’i bashkohen pritjes për kryeministrin serb Vuciç në Graçanicë pasditen e 14 janarit, zonë ku jetojnë serbët në Kosovë. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi i cili nga Tirana, zbardhi qëllimin e kësaj vizite. Zëvendskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se kjo është një vizitë normale, me karakter humanitar ku pritet të inaugurohet një spital. Sipas tij, dy vendet nuk duhet të ndalin komunikimin mes tyre.Thaci tha se kjo vizitë e kreut serb nuk do të jetë e fundit, kjo në kuadër të vazhdimit të dialogut mes dy vendeve. 

Artikulli paraprakAKSIDENTOI TË MOSHUARËN, ARRESTOHET
Artikulli tjetër“CATI FOUNDATION” JEP KËSTIN E TRETË