Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka theksuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë shumë të mira. Ai tha se nuk ka çështje të hapura midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se ka marrëdhënie vëllazërore mes dy popujve. Pas një takimi me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Manastirin Prohor Pcinski, Vuçiç u shpreh se Serbia nuk kërkon asgjë nga ai vend përveçse të zhvillojë më tej bashkëpunimin, shkruan N1.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të jashtëzakonshme. Ne nga Serbia e duam Maqedoninë e Veriut dhe gjuhën maqedonase dhe e kuptojmë shumë mirë.

Nuk e kam problem të them se nuk jemi vetëm miq, por se si kombe kemi marrëdhënie vëllazërore”, theksoi Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me Pendarovskin. Ai vuri në dukje se tregtia midis të dy vendeve arriti në 1.5 miliard euro në vit

Artikulli paraprakMJETET LUNDRUESE GJATË SEZONIT TURISTIK, BALLA: ZERO TOLERANCË PËR ATA QË NUK ZBATOJNË PERIMETRIN E SIGURISË UJORE
Artikulli tjetër‘GRUSHTI I HEKURT’, NELSON HYSA MES 70 MË TË MIRËVE NË BOTË! RRITJE EDHE PËR KRISTJAN PRENGËN