Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presë ditën e sotme Kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në një takim në Bruksel.
Lideri i Aleancës dhe kreu i ekzekutivit serb do të zhvillojnë fillimisht një bisedë me dyer të mbyllura dhe më pas do të mbajnë një konferencë për mediat që është parashikuar të ndodhe në mesditë. Gjatë fjalës së tyre, dy përfaqësuesit pritet të adresojnë një sërë çështjesh me interes të përbashkët në fushën e sigurisë, përfshirë rritjen e bashkëpunimit mes palëve, lufta kundër terrorizmit, forcimi i kontrolleve në pikat kufitare për të penguar kalimin e ekstremistëve, etj. Serbia nuk është një vend anëtar i NATO-s dhe madje as nuk aspiron që të jetë për shkak të lidhjeve tradicionale me Rusinë. Megjithatë, përgjatë viteve të fundit, Beogradi ka hedhur gjithnjë hapa bashkëpunues drejt Aleancës. Për këtë arsye, vizita e Kryeministrit Vuçiç në Bruksel do të pritet me interes të madh.