Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të vizitojë sot (20 janar) Kosovën. Vuçiç do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë me rradhë. Presidenti serb mori leje nga qeveria kosovare për të realizuar vizitën. Vizita e Vuçiç vjen pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviqit jashtë zyrës së tij në Mitrovicë.
Në orën 10:30 Vuçiç do të vizitojë manastirin Banjska dhe në orën 11:30 do ta takojë përfaqësuesit serb në Kosovë. Vuçiç do të bisedojë edhe me qytetarët në Qendrën Kulturore në Llapllasellë rreth orës 17:00.