Pas vendimit te keshillit bashkiak shkoder ,per tu ardhur ne ndihme disa shkollave te cilat jane ne nje gjendje emergjente permes miratimit te 20 milion lekeve te reja, zyra e arsimit prane ketin institucioni nenvizon se vendimi eshte marre mbi bazen e nje fondi tranzitor duke iu dhene prioritet sektorit te arsimit.
Pergjegjesi i kesaj zyre Ludovik Vuka nenvizon se ne 6 objekte arsimore ajo qe paratitet me problematike eshte shkolla Prekalit qe tashme eshte pjese e bashkise shkoder.Pergjegjesi Vuka nenvizon se nderhyrjet ne shkolla po behen me 2 faza.E para ka te beje me problemet kryesore te struktures se nderteses ndersa faza e dyte do vijoje me ambientet e brendshme.Vendimi i keshillit bashkiak me fondin tranzitor i cili i ka kaluar zyres se arsimit perfshin konretisht: shkollen “Kole Idromeno” me nje shume prej 3,455,090 leke te reja,shkollen “Azem Hajdari” 4.189,942 leke, shkollen “Prekal” me 4,522589 leke, “Oso Kuka” kap shifren e 2,273,484 leke, “Ndre Mjeda” 2,891,326 leke ndersa shkolla “Deshmoret e Prishtines” do perfundohet me nje shifer prej 2,968,867 leke te reja.Gjithesi pervec ketyre 6 objekteve shkollore zyra e arsimit prane bashkise Shkoder, shprehet se ne vitin e ardhshem do te realizohen nje sere verifikimesh qe me pas te nderhyhet me fonde.