Rruga Vukatanë- Guri i Kuq në Njësinë Administrative Guri i Zi, është investimi i radhës i Bashkisë së Shkodrës. Punimet e fazës së parë, janë drejt përfundimit, ndërsa me buxhetin e vitit 2021, do të fillojë ndërtimi edhe i pjesës së dytë të saj.
Investimi me vlerë 11.1 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, do të ketë një impakt jo vetëm për banorët e Jubanit, Vukatanës, Gurit të Kuq, por edhe të gjithë Gurit të Zi. Kryetarja e Bashkise Shkoder tha se rruga që po rikonstruktohet, është si një unazë që shërben për qarkullimin e njerëzve, mjeteve e mallrave për të gjithë njësinë administrative Guri i Zi.
Faza e parë e punimeve, parashikon sistemim- asfaltim në një gjatësi mbi 750 metër linear, teksa në total gjatësia e rrugës është 1.7 km linear.