Pak ditë më parë Star Plus trajtoi në edicionin e lajmeve gjendjen në të cilën ndodhet rruga Vukatanë-Juban e cila mirëmbahet nga vetë banorët.

Ndërkohë ka reaguar kreu i njësisë administrative Gur i Zi Pjerin Marku i cili dha lajmin e mirë për banorët duke i siguruar ata që bashkia e ka në prioritet këtë aks. Shpejt pritet që të kryhet tenderimi për të nisur edhe puna për rikonstrusionin e saj

Megjithatë Marku nuk dha një afat se kur pritet që të nisë puna për faktin se janë disa faza inxhinierike e teknike që mund të kufizojnë punën për të arritur deri në një datë të përcaktuar

Janë rreth 3 km rrugë të cilat edhe pse është premtuar në kohë fushatasg për asfaltimin e saj ende nuk është kryer asgjë. Rikonstruksioni i kësaj rruge do ishte gjëja më e mirë për të gjithë fshatrat që lidh ky segment, gjithashtu do të shkurtohej koha e udhëtimit nga Shkodra deri në Mjedë e me tej

Artikulli paraprakSËMUNDJA E RRALLË, 6 VJEÇARI KA NEVOJË PËR NDIHMË
Artikulli tjetërTË PAKTËN 25 TË VDEKUR NGA ZJARRET NË KALIFORNI