Mbi 1 Km rrugë lidhëse ndërmjet fshatrave Vukatanë dhe Juban në Njësinë Administrative Gur i Zi janë amortizuar totalisht duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve.
Pastrimi i kanaleve kulluese gjithashtu është ndërprerë në mes duke rrezikuar përmbytjen e tokave gjatë periudhave me reshje. Nga amortizimi i këtij aksi preken mbi 500 banorë që jetojnë në dy anët e rrugës, ndërsa investimet në infrastrukturë kanë munguar prej vitesh. Ndërhyrja e fundit madhore ishte në rrugën lidhëse ndërmjet fshatit Vukatanë dhe qendërës së njësisë administrative, aks që tashmë është drejt amortizimit.