Një vullkan pranë kryeqytetit të Islandës Reykjavik ka shpërthyer të mërkurën e 20 nëntorit për herë të 7-të brenda një viti duke nxjerrë sasi masive llave dhe tymi.

Faqja e internetit LivefromIceland tregoi video të aktivitetit vullkanik nga dy vende – një nga maja e një mali fqinj në perëndim të vullkanit dhe një nga mali Vogastapi, i cili është vetëm në perëndim të qytetit të Vogar në anën veriore të gadishullit Reykjanes.

Më herët autoritetet kishin paralajmëruar për një aktivitet të afërt vullkanik në gadishull, rreth 30 km në jug-perëndim të kryeqytetit Reykjavik, ku shpërthimi më i fundit ndodhi në 6 shtator.

Shpërthimet në gadishullin Reykjanes, të njohura si shpërthime të çarjeve, nuk kanë prekur drejtpërdrejt kryeqytetin dhe nuk shkaktojnë shpërndarje të konsiderueshme të hirit në stratosferë, që cojnë në ndërprerjen e trafikut ajror.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA BËHET PJESË E SISTEMIT UNIK EUROPIAN TË PAGESAVE, REAGON RAMA
Artikulli tjetërKUSHTETUESJA SHPALL VENDIMIN PËR BERISHËN