Nën “titullin Bashkimi Europian i bën thirrje opozitës shqiptare t’i japë fund bojkotit”, e përditshmja amerikane Washington Post i ka dedikuar një artikull krizës politike që po kalon vendi ynë.

Duke nisur që nga politika e ditës, thirrjet e ndërkombëtarëve, qëndrimet e palëve dhe deri tek akuzat e tyre, gazeta amerikane ka bërë një përshkrim të asaj që ndodh në Tiranë, mes çadrës dhe kryeministrisë. Por sigurisht kostoja e madhe siç shkruan edhe e përditshmja amerikane është reforma në drejtësi, prej së cilës varet edhe integrimi i vendit tonë në Bashkimin Europian.

Bashkimi Evropian i bëri thirrje opozitës të Shqipërisë të mërkurën t’i japë fund bojkotit të parlamentit dhe të marrë pjesë në nisjen e reformave të drejtësisë, e cila konsiderohet si kyç për përpjekjet e integrimit të vendit me bllokun 28-vendesh, shkruhet ne artikull, i cili nënvizon këtu deklaratën e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Europian Federika Mogherini dhe atë të komisionerit të zgjerimit Johanes Han. Në artikull citohet edhe akuza e kreut të opozitës Lulzim Basha drejtuar ambasadorëve në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të mërkurën akuzoi “diplomatë të lartë në Tiranë”, pa përmendur emra , se po mbështesin përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të vënë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partisë në pushtet, shkruan Ëashginton Post. Që prej 18 shkurtit Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin, me kushtin e qeverisë teknike, për të cilën besojnë se do të garantojë votën e 18 qershorit. Reformat e drejtësisë u miratuan njëzëri vitin e kaluar edhe me ndihmën e ekspertëve të BE-së dhe SHBA-së. Por Shqipëria duhet të përmirësojë sistemin e korruptuar të drejtësisë para se Brukseli të lejojë që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim, përfundon Washington Post.

Artikulli paraprakKUVENDI NIS PROCEDURAT PËR PRESIDENTIN, BASHA MBLEDH ALEATËT
Artikulli tjetërÇADRA TOKË E “XANUN”, BERISHA: AKT PËRÇARËS, RAMA FYEU SHQIPTARËT