35 vjet më parë u publikua në mbarë botën “We Are The World”, kënga e shkruar nga Michael Jackson dhe Lionel Ritiche me qëllim mbledhjen e fondeve për Etiopinë e cila ishte goditur nga një valë urie.
Për herë të parë u bënë bashkë 45 artistë, që nga Bruce Springsteen tek Stevie Wonder, Bob Dylan dhe Ray Charles. Kënga u kthye menjëherë në hit dhe mblodhi 100 milionë Dollarë, ndërsa fitoi 4 çmime ‘Grammy’.
Me 20 milionë kopje në të gjithë botën, ajo u bë më e shitura në historinë e muzikës. Kënga u regjistrua në një natë të vetme në 28 Janar 1985 në Hollywood, duke u mbajtur sekret.
Grumbullimi i kaq shumë yjeve në një vend të vetëm mund të krijonte mbledhjen e mijëra fansave duke e kthyer gjithçka në kaos. Artistëve iu ishte dhënë më parë vetëm pjesa e tyre, ndërsa regjistrimet përfunduan në 8 të mëngjesit.