Fitorja e West Ham ndaj Chelseat mbrëmjen e së mërkurës kaloi në plan të dytë pas dhunës që nisi në përfundim të ndeshjes ku tifozët e të dyja skuadrave filluan të sulmonin njëri-tjetrin.
Tensionet janë gjithmonë të pranishme në ndeshjet ku përballen skuadrat londineze, por mbrëmjen e së mërkurës gjithçka doli jashtë kontrollit. Pavarësisht se skuadra e West Ham nuk lejoi shitjen e pijeve alkoolike brenda në stadium, tifozët filluan të shkulnin stolat dhe të gjuanin me gjësende të tjera. Para ndeshjes, Chelsea iu kishte drejtuar skuadrës rivale që të kishte parasysh sigurinë e tifozëve, sidomos pas ngjarjeve të fundit. Edhe pse u njoftua se janë marrë të gjitha masat, dhuna nuk u parandalua.