Pas rastit të përplasjes të Apple me FBI-në për çështjen e San Bernardinos, kompania Whatsapp vjen me një lajm të ri në lidhje me sigurinë e të dhënave.
Ajo ka lajmëruar se të gjitha mesazhet dhe telefonatat që do të kalojnë në platformën e saj, do të jenë automatikisht të koduara. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në Facebook, vetë themeluesi i Whatssapp, Jan Koum. “Ka dy vjet që punojmë për t’i dhënë njerëzve një siguri më të madhe në lidhje me bisedat e tyrë në WhatsApp. Jam krenar që ekipi ynë e ka arritur në këtë objektiv. Prej sot e tutje çdo mesazh, foto, dokument dhe mesazh zanor do të kodohet automatikisht, nëse si dërguesi ashtu dhe marrësi kanë në përdorim versionin e fundit të aplikacionit tonë. “Edhe bisedat në grup dhe telefonatat do të kodohen” nënvizon Koum, sepse sipas tij është siguria ajo që na lejon që të lidhemi me personat që duam. “Na lejon të komunikojmë informacione delikate me miqtë, kolegët apo të tjerët” “Jemi të lumtur që bëjmë pjesën tonë për të mbajtur informacionet e njerëzve larg nga hacker-sat dhe nga kriminelët informatik “, shkruan ai. “Askush nuk mund të hyjë në mesazhe e dërguar në Whatsapp, as qeveritë dhe as vetë ne”, përfundon statusin e tij Koum.