Këngëtari dhe aktori i njohur Will Smith lancoi dje një video në rrjetet sociale dhe në youtube ku bënte promovimin e këngës zyrtare të Botërorit, “Live it up”, pjesë e së cilës është edhe këngëtarja kosovare Era Istrefi.
Duke e etiketuar Era Istrefin para 77 milionë ndjekësve të tij në Facebook, vendosi edhe flamurin e Kosovës në postimin e tij. Ky veprim i tij mori jehonë të madhe në vend dhe media kosovare.
Por gëzimi përfundon këtu. Më pas Will Smith e ka larguar flamurin e Kosovës dhe e ka zëvendësuar me atë të Shqipërisë.
E paqartë mbetet arsyeja e gjithë kësaj. Kënga, që pritet të lancohet edhe gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit Botëror në futboll në Rusi, është një këngë ritmike dhe shumë shpejt ka kaluar në afër 1 milion klikime.
Në këtë këngë bashkë me Will Smith këndon këngëtarja shqiptare Era Istrefi dhe Nicky Jam derisa është prodhuar nga Diplo.