Sipas tradites, drama perfaqesohet me dy maska: nje fytyre e lumtur komike dhe nje tjeter e trishtuar e tragjike.Por nese ne drame ishte Robin Williams, duhej shume me teper.
Ai ishte nje maske e zhurmshme plot te qeshura, por edhe pafajsia e thelle e syve. Nje nenqeshje ironike. Nje e vrenjtur. E, kohe pas kohe, edhe nje boshllek.Me keto fjale e portretizon CNN aktorin 63-vjecar Robin Williams, ne diten e vdekjes se tij.
Ai u gjet I pajete ne banesen e tij ne Kaliforni, ndersa policia tha se aktori vuante prej kohesh nga depresioni, qe mendohet se eshte edhe shkaku I vetevrasjes se dyshuar.Me tej, CNN e krahason Robin Williams me Charlie Chaplin-in, Pavarotin dhe Laurence Oliver-in.Robin Williams e nisi karrieren artistike qe ne shkollen e mesme, ndersa rolet e tij te shumta I perkasin komedise dhe drames. Pervec karrieres kinematografike, ai ishte nje personazh I njohur I botes se televizionit dhe teatrit amerikan, si aktor, scenarist dhe regjisor.Filmi I tij I pare daton ne vitin 1987, por ishte filmi “Miremengjes Vietnam” qe I dha fame dhe e kandidoi per per Oscar. Nder personazhet me te realizuar prej tij eshte ai I zonjes Doubtfire ne filmin me te njejtin titull, ndersa Cmimin Oscar e mori ne vitin 1997, si aktori me I mire protagonist ne “Good Will Hunting”.Ai ishte I apasionuar pas leximit, bicikletes dhe muzikes jazz, ndersa ishte I njohur per mbeshtetjen e tij per vite me radhe ndaj kerkimeve mjekesore per femijet.Pervec familjes, shume personazhe te botes se filmit, teatrit, televizionit dhe spektaklit amerikan kane shprehur pikellimin per shuarjen e papritur te jetes dhe karrieres se aktorit Robin Williams.