Kane kaluar muaj nga koha kur rehabilitimi ne bllokun e pallateve ne Xhabiej duhej te kishte perfunduar. Punimet jane nderprere ndersa me shume se 1000 familje ne kete zone , sapo dalin nga shtepia jane te detyruar te lundrojne ne uje.
Mjaftojne dy dite me rreshje shiu dhe mezi mund te dalesh nga hyrja e pallateve ndersa para syve te shfaqen vetem balte dhe pellgje te medha me uje. Banoret jane ne pritje te zbatimit te projektit pasi jane te lodhur me kete pamje te mjerueshme e cila nuk ka shume nevoje per koment. Punimet per rehabilitimin e bllokut te pallateve Xhabije, pas shume polemikash nisen ne gusht te vitit 2016 dhe afti i perfundimit ishte brenda 7 muajsh. Mjafton nje perllogaritje e thjeshte per te kuptuar se afatet e ketij investimi jane shkelur me dy kembe.
Nga ana tjeter burime nga Bashkia Shkoder bejne me dije se punimet do vazhdojne kur per banoret e prekur nga investimi do kete shpronesim. E ndersa keto ngerçe proceduriale vazhdojne, afro 1000 familje sa dalin nga banesa ndeshen me nje infrastrukture qe padyshim mund te krahasohet fare mire me vendet e botes se trete.