Ky eshte njeri prej bllokut te pallateve ne lagjen e njohur Xhabije.
Ka mjaftuar vetem nje gjysem dite shi qe situate te degradoje ne kete menyre.Nje problem i vjeter por qe sjell shqetesime te vazhdueshme tek banoret e shumte te kesaj zone.Gropa te medha me uje shoqerojne te gjithe rrugen, madje edhe hyrjet e pallateve duke e bere ne kete menyre te pamundur levizjen normale.Qe te shpetosh pa u lagur Familjaret shprehen se detyrohen te perdorin cizme. Ajo qe vazhdon te habise me shume teksa sheh situaten e kesaj lagjeje, eshte ndryshimi me bllokun tjeter te pallateve.I ndodhur vetem 10 metra me tutje rruga e dyte ka nje fytyre komplet tjeter.Prej 3 vitesh ajo eshte rehabilituar nga bashkia me asfalt, hapesira te gjelberta dhe stola, edhe pse hire te se vertetes infrasktruktura dhe filluar te demtohet ne nje periudhe te shkurter.