Presidenti Ilir Meta vuri në alarm vendin për një tërmet apokaliptik që mund të godiste Ballkanin, referuar disa shkrimeve “fake” (të rreme) në disa portale dytësore greke dhe shqiptare. I dërgoi letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, që bazuar mbi këto informacione portalesh të tijat, të merrnin masa për atë se cfarë po ndodhte, të interesoheshin edhe me sizmologun grek që ai citonte në letër, dhe se Meta nga ana e tij ishte gati të mblidhte edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare nëse do të ishte nevoja.

Por teksa bazohet në portale që prodhojnë lajme të rrema pa kurrfarë verifikimi, Presidenti Meta ka në tryezë një ligj mjaft të rëndësishëm në parandalimin dhe marrjen e masave ndaj fatkeqësive natyre. Ësht ëministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila i ka kthyer përgjigje letrës së kreut të shtetit, duke vënë në vëmendje ligjin që qeveria i ka çuar në tryezë Presidentit, pas miratimit nga parlamenti, atë të Mbrojtjes Civile

“Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë. Mënyra sesi përballuam tërmetin në Korçë janë prova më domethënëse e seriozitetit të përgatitjeve tona.

Shprehja më e qartë e seriozitetit të punës sonë është ligji “Për Mbrojtjen Civile”. Ligji “Për Mbrojtjen Civile”, po pret dekretimin nga ana juaj. Ligji, asistuar nga ekspertë vendas e të huaj transformon qasjen ndaj emergjencave. Ligji “Për Mbrojtjen Civile” zhvendos fokusin nga reagimi, tek parapërgatitja, parandalimi e zvogëlimi i riskut. Dekretoni ligjin, jepni një kontribut real në përgatitjen e vendit për t’u përballur me fatkeqësitë natyrore”, i shkruan Xhaçka Metës.

Letra e Metës ka mbërritur dje paradite në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa sot Xhaçka i ka kthyer përgjigje me detaje shqetësimit të presidentit për tërmetet.

“Parashikimi i tërmeteve, përtej mundësive të shkencës. Pas konsultimeve edhe me Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, parashikimi i tyre është i pamundur “, thotë Xhaçka në përgjigjen drejtuar Metës.

Po ashtu, ne lëtër, ministrja e Mbrojtjes, përmend edhe sizmiologun grek Akis Tsentelis, i cili u citua nga Meta si personi që kishte parashikuar një tërmet të tmerrshëm që do të godiste Ballkanin.

Artikulli paraprakRAMA URON KRYEMINISTRIN E GREQISË: VAZHDOJMË BASHKËPUNIMIN E NGUSHTË
Artikulli tjetërGATI PROCESI I STERILIZIMIT TË KAFSHËVE SHTËPIAKE