Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë një komunikim për situatën e deritanishme nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë. Xhaçka tha se i gjithë shteti është në këmbë, ndërsa u shpreh se po mblidhen raportime nga çdo qark për të përllogaritur dëmet.
“Deri tani janë 135 të lënduar dhe 12 shtrime në spitalin e Durrësit, 60 në QSUT dhe rastet janë duke u shtuar. Janë konfirmuar 7 jetë të humbura, 3 në Durrës, një në Lezhë e një në Kurbin. Operacionet vazhdojnë.
Jemi pranë me mendje dhe me zemër të afërmve dhe familjarëve të tyre. Jemi ende duke mbledhur raportime nga çdo qark, por është e pamundur të llogariten dëmet tani. Kurajo të gjithëve. I gjithë shteti është në këmbë”, u shpreh Xhaçka.