Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në mbyllje të Ministerialit të Mbrojtjes së vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili u mbajt në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, u bëri një ftesë të veçantë drejtuesve të NATO-s dhe vendet anëtare.
Ministrja propozoi që një prej Ministerialeve të NATO-s për vitin e ardhshëm të mbahet në Tiranë
“Do kisha kënaqësinë që Ministeriali i NATO-s në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë të zhvillohet në Tiranë”, u shpreh Xhaçka.
Këtë propozim ministrja Xhaçka e bëri gjatë darkës zyrtare në prani të sekretarit amerikan Mattis, sekretarit të përgjithshëm Stoltenberg dhe ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
Ministerialet e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s mbahen 3 herë në vit.