Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se buxheti i mbrojtjes është rritur me 400 mln lekë të reja shtesë.

Nga baza ajrore e Farkës, Xhaçka tha se rritja e buxhetit bëhet për blerjen e sistemit radar ajror.

Xhaçka: Qeveria akt normative për të rritur buxhetin e mbrojtjes. 400 mln lekë të reja shtesë për buxhetin e mbrojtjes. Buxheti per mbrojtjen arrin nivelin e 1.15 të PPB. Rritja e buxhetit për blerjen e sistemit radar ajror. Radarët ajrorë, investimi i parë për ruajtjen e qiejve në demokraci. Plan të qartë për të rritur buxhetin e mbrojtjes deri në vitin 2024.

Xhaçka tha se ministria ushtron kontroll në çdo ish pronë që ka në administrim.

Xhaçka: Çdo repart do evidentojë statusin e pronave që nuk janë venddislokime ushtarake. Çdo veprimtari e jashtëligjshme do të marrë përgjigjen ligjore.

Po ashtu Xhaçka tha se do ngrihet një grup pune me Ministrin Xhafa për vëzhgimin e hapësirës detare

Artikulli paraprakATHINË, SULMOHET ME MOLOTOV RAJONI I POLICISË
Artikulli tjetërMEDIA GJERMANE: “ORËT LUKSOZE TË GJYKATËSVE” SHQIPTARË