Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka takuar ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Xhaçka zotohet se mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me OSBE.

Gjithashtu ajo shton se bashkë me OSBE do të punojnë për të çuar para integrimin europian të Shqipërisë, konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Me ambasadorin e OSBE, Del Monaco ndamë pikëpamjet mbi Kryesinë e suksesshme të Shqipërisë në OSBE 2020.

Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në dhe të punojmë së bashku për të konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit në rajonin tonë dhe për të çuar përpara integrimin e # BE-së për #Shqipërinë.

https://twitter.com/xhacka_olta/status/1349776219710042114

Artikulli paraprakSTAR TREND – ELDIS ARRNJETI
Artikulli tjetërSHPOPULLIMI, META: RINIA MERITON MUNDËSI E SHANSE TË REJA, TË JETË PJESË E VENDIMMARRJES