Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i ka shprehur vlerësimet Vincenzo Del Monaco për punën e tij në prezencën e OSBE në një kohë kaq sfiduese.

Duke postuar një foto nga takimi i sotëm. Xhaçka shkuan se mirëpret bashkëpunimin për tu përgatitur për vizitën e Ministres së Jashtme Suedeze, Ann Linde, si Kryetare e OSBE për vitin 2021.

“Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadorin Vincenzo Del Monaco, kryetar i Prezencës së OSBE në Shqipëri. I përcolla ambasadorit vlerësimet për punën e tij të shkëlqyer në prezencën e OSBE në një kohë kaq sfiduese. Mirëpresim bashkëpunimin për tu përgatitur për vizitën e Ministres së Jashtme Suedeze, Ann Linde, si Kryetare e OSBE për vitin 2021”- shkruan ministrja.

Artikulli paraprakKOSOVA DHE SERBIA ARRIJNË MARRËVESHJE NË BRUKSEL PËR ÇËSHTJEN E TARGAVE
Artikulli tjetërAKUZAT PËR LOBIMIN E NJË DOSJEJE KORRUPSIONI NË SHBA, PD REAGON PAS DEKLARATËS SË KOKALARIT: NESËR, DO TA PADISIM PËR SHPIFJE