Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një vizitë në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE). Gjatë kësaj vizite, ministrja shqiptare është pritur nga komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, gjeneral Scaparrotti.
Ky i fundit deklaroi se Shqipëria ka një rol kyç në Ballkan dhe afganistan.
Gjeneral Scaparrotti: Shqipëria rol kyç në Ballkan dhe Afganistan duke kontribuar në sigurinë e përbashkët të NATO-s. Me rëndësi kontributi i Shqipërisë në NATO dhe rritja e fundit të shpenzimeve të mbrojtjes.
Nga ana e saj, ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria do të vijojë angazhimin në operacionet e NATO-s.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka: Shqipëria do të vijojë angazhimin në operacionet e NATO-s. Qeveria rriti me 60% numrin e trupave shqiptarë në Afganistan. Kemi angazhuar një kompani për Forcat Rezervë Operacionale të KFOR-it.