Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka deklaron se kjo që Rusia po bën është e paligjshme dhe një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar që nuk mund të vazhdojë. Statusi i Ministres Xhaçka vjen pas rrëzimit në KS të OKB, të rezolutës së bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë. 80 vende anëtare të OKB bashkë sponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të KS e votuan atë.
Ndër 5 anëtarët e përhershëm të KS, Rusia vendosi veton, Kina abstenoi. Xhaçka deklaron se Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB.
“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.
Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës.”, shkruan Xhaçka.