Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim informues, për mëse 2 orë me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.
Pas takimit të mbajtur në zyrat e delegacionit në kryeqytet, ministri Xhafaj shkruan në twitter: “Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.
Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.
Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj.
Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët.
Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”.