Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi në Konferencën Kombëtare kundër Trafikimit të Personave se lufta kundër trafikimit është luftë kombëtare, që nuk njeh ngjyra dhe parti.

“Të gjithë flasin për trafikun dhe trafikantët, por harrojnë të ngrenë zërin për gjyqtarët e korruptuar; flasin për trafikun dhe trafikantët, por pak për policët e ndershëm që punojnë me përkushtim për t’u përballur me trafikantët. Ndaj, shpreh mirënjohje për veprimtarët e shoqërisë civile që i janë përkushtuar kësaj kauze. Lufta kundër trafikut është kombëtare dhe nuk ka parti”, tha Xhafaj.

Ndërsa ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin tha se “Shqipëria ende mbetet burimi për trafikimin e personave”. “Ka kriminelë që në këtë vend fitojnë të ardhura nga gratë dhe fëmijët. Numri i të dënuarve për këtë krim është ende shumë i ulët”, deklaroi Vlahutin.

Artikulli paraprakBASHA, TAKIM ME BIZNESIN E VOGËL NË KAVAJË
Artikulli tjetërMBLIDHET TRYEZA OPOZITARE