Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj lëshoi akuza të forta sot në Komisionin e Ligjeve për oficerët e policisë gjyqësore.

Ai tha se kanë funksionuar si sekserë të prokurorëve. Sipas tij, kompetencat që u lihen oficerëve të policisë gjyqësore nuk janë të qarta.

“Oficerët e policisë gjyqësore në sanksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve, shërbejnë si sekserë të prokurorëve.

Nga mënyra se si është organizuar, kanë shërbyer për të zgjidhur çështje të raportit mes prokurorëve dhe klientëve, më shumë sesa për hetime profesionale” tha Fatmir Xhafaj.

Deklarata e Xhafajt, që ka qenë edhe udhëheqësi i reformës në drejtësi u bë gjatë diskutimit për rolin e oficerëve të policisë gjyqësore.

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT, VELIU FIRMOS LËVIZJET E SHEFAVE TË KOMISARIATEVE
Artikulli tjetërMBËRRIJNË NË SHQIPËRI 65 KLANDESTINË,DISA PREJ TYRE, TË SËMURË ME FRUTH