Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka marrë pjesë një Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Juglindore. Xhafaj ka thënë se ky takim është shumë i rëndësishëm, dhe se policia ka një bashkëpunim me policitë e vendeve të rajonit.
Sfidat për policinë, sipas Xhafës janë krimet e rënda, krimi i organizuar, terrorizmi dhe flukset migratore.
Ministri nuk ka harruar të përmendë edhe sulmet e opozitës ndaj policisë së Shtetit. Xhafaj tha: se policia vihet në qendër të akuzave, duke qenë në influencën e grupeve kriminale.
Karakteri ndërkufitar, madje transnacional i tyre bën domosdoshmëri bashkëpunimin dhe koordinimin e energjive të përbashkëta.
Për fat të keq, natyra delikate e këtyre sfidave dhe interesat që preken nga forca reaguese e Policisë ndaj tyre, shkaktojnë shpesh herë sulme frontale ndaj Policisë,
akuza, përbaltje dhe goditje të llojeve të ndryshme jo rrallë edhe nën influencën e vetë grupeve kriminale, ndaj ekipeve drejtuese dhe operacionale qe veprojnë në fushën e rendit dhe sigurisë.
Jam krenar të konfirmoj se kolegët tuaj në Shqipëri mbeten shumë të fokusuar në orientimin strategjik dhe operacional për një luftë sa më efikase kundër grupeve dhe interesave kriminale.