Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i pranishëm sot në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit me rastin e ditës së Dëshmorëve të Atdheut.
Xhafaj tha se sot Shqipëria është një vend me i sigurt dhe se reformat janë të vështira por rrënjësore.
Sipas ministrit të Brendshëm vettingu në radhët e policisë nuk është një proces me kleçka dokumentacioni.
Ai tha tha gjithashtu se policia nuk do t’i përfillë spekullimet ngado që të vijnë.
“Është shumë pozitive që në radhët e policisë së shtetit, duke qartazi që shumica dërrmuese e kësaj trupe nuk ka lidhje me kontingjentin kriminal.
Polica do të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, e braktisën policinë dhe iu dorëzuan ilegalitetit dhe krimit.
Janë ata që i japin oksigjen grupeve kriminale, por jo ne. Ne sot më shumë se kurrë kemi bindjen se policia është shembulli më i shkëlqyer i mirëfunksionimit të shtetit në Shqipëri.
Vettingu në polici do të konsolidojë besimin te qytetarët e Republikës.
Jam më i vendosur se kurrë për të mbështetur dhe inkurajruar luftën me krimin dhe përballjen me paligjshmërinë.”