Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka prezantuar sot objektivat e tij në kyre të ministisë së Brendshme, duke u ndaluar tek lufta kundër drogës dhe zgjedhjet e qershorit.
Xhafaj: Detyra ime është ti konsolidoj arritjet dhe ti coj përpara. Lufta për parandalimin e mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit dhe luftën kundër trafikut narkotik do të jetë thelbi i punës time dhe ekipit drejtues. Sfida ime është që ta nxjerrim Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis. Në këtë luftë duhet të jemi të gjithë bashkë. Do të rrisim rolin e policisë në terren, do të ketë shumë herë më shumë njerëz në terren. Në këtë beteje nuk do të bëjmë asnjë kompromis.
Do të ketë ndëshkim për cdo rrënjë kanabis të mbjellë, dhe ku ndëshkim nuk do jetë vëtëm për ata që e mbjellin, pro edhe për ata që nuk e denoncojnë. Kjo është një beteje që nuk realizohet pa mbështetjen e qytetarëve dhe organeve vendore për denoncimin e rasteve. Ka ardhur koha të bëhet edhe vettingu i policëve. Tolerancë zero ndaj atyre që sheklin ligjin në krye të detyrës së tyre të punonjësit të policisë. Sulmet ndaj meje nga ata që nuk duan reformën në drejtësi. Xhafaj: Pavarësisht personale nga individë që nuk e duan reformën në drejtësi, unë deklaroj se nuk do të ndaloj përkushtimin tim për zbatimin e reformës në drejtësi.