Ankesat e opozitës shqiptare për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe akuzat kudrejt tij janë një telenovelë që vijon prej muajsh, deri në dorëheqjen nga mandati që Tahiri bëri pak ditë më parë.
Megjithatë, opoziat shqiptare nuk është aspak e kënaqur me punën e Ministrisë së Brendshme dhe ministrit aktual, Fatmir Xhafaj. Për deputetin e Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi, Xhafaj ka instaluar një qasje komuniste, ndërsa prova se situata është totalisht jashtë kontrollit është përfshirja e shqiptarëve në drogën e kapur në gadishullin Apenin, në Spanjë.
Ndërsa tolerance zero kundër drogës në Shqipëri është një e pavërtetë e madhe, e cila ka pushtuar vendin nga veriu deri në jug.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë qenë më të sulmuarat nga opozita në muajt e fundit. Deputeti Romeo Gurakuqi ka kritikuar edhe herë të tjera, sipas tij, punën e dobët që po kryehet nga ky institucion.