Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë sot dy postime në rrjetin social twitter ku ndan qëndrimin e tij mbi Policinë britanike dhe perspektivat për bashkëpunim me të, në raport me operacionin për forcën e ligjit.
Ai shpreh se policia britanike shërben si model për vettingun në policinë e shtetit.
Postimet e Fatmir Xhafajt
“Modeli për ne – përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin #ForcaELigjit. Bashkëpunim për operacione dypalëshe.”
“Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në Neë Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit. @PuneteBrendshme”