Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në analizën vjetore të policisë së Durrësit, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Xhafaj vlerësoi policinë e Durrësit se ka goditur disa grupe kriminale në këtë qytet gjatë vitit 2017.

Ai paralajmëroi se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” do ketë rezultate edhe më efikase në luftën ndaj krimit në qytetin bregdetar. “Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qyegtt. por sërish mbetet për t;u bërë. Dhe në kuadër të “Forcës së Ligjit” do kemi rezultate tyë tjera në këtë qytet”, u shpreh Xhafaj. Gjithashtu, Xhafaj ka inspektuar edhe Portin e Durrësit ku dy ditë më parë policia zbuloi në një kamion me destinacion Italinë, rreth 11.4 kg heroinë, sasia më e madhe e lëndës narkotike të këtij lloji e cila po tentohej të kalohej nga Porti i Durrësit në drejtim të Portit të Barit.

Ministri i Brendshëm kërkoi rritje të kontrolleve në Port me qëllim parandalimin e e trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të vendeve fqinje.

Artikulli paraprakBIE NË KONTAKT ME ENERGJINË, HUMB JETËN 68-VJEÇARI NË VELIPOJË
Artikulli tjetërTONIGHT – 13.02.2018