Presidenti I Vllaznisë Alban Xhaferi në një lidhje direkte në emisionin Star Sport në Star Plus ka folur për Klasiken e Futbollit Vllaznia-Tirana ku u shpreh se është bërë një ankesë në federatë për pezullimin e ndeshjeve të Vllaznisë të arbitrit Jorgji. Në lidhje me renditjen e Vllaznisë Xhaferi u shpreh I pakënaqur më shume me sulmuesit që nuk arrijnë të shënojnë gola. Për çështjen e Dragoshit Presidenti Xhaferi tha se nuk është I kënaqur me përformancen e disa lojtarëve duke përfshirë këtu edhe Dragoshin. I pyetur nëse kjo merkato është e dështuar Xhaferi u shpreh se nuk mund ta cilësojmë të tillë por është e vërtetë që ka gabime, ndërsa për proceset gjyqësore që është përfolur që janë të hapura në Uefa Alban Xhaferi I cilësoi shpifje.