Shkrimtari për fëmijë dhe studiuesi Xhahid Bushati ishte i ftuar në emisionin “Star Kids” në Star Plus tv. Autori i afro 50 librave për fëmijë dhe shumë studimeve për figurat e artit dhe kulturës tregoi se si e nisi rrugëtimin e tij në krijimtarinë letrare për fëmijët.
Sot shkrimtarët në Shqipëri nuk vlerësohen. Përveç kësaj letërsia për fëmijë sa vjen e zvogëlohet thotë shkrimtari Bushati dhe kjo është një fatkeqësi. Botimi i librave mbetet gjithnjë një mision i vështirë në Shqipëri.
Bushati ka disa këshilla për fëmijët, prindërit dhe mësuesit e tyre. Xhahid Bushati në emisionin “Star Kids” iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të tjera për jetën dhe karrierën e tij duke ndarë detaje për herë të parë me fëmijët dhe publikun.