E vendosur aty brijë kalasë rozafa, si rrelike e nje qyteti symbol të tolerancës, si një object kulti që kalon cdo përmasë të historisë.
Xhamia e plumbit, vijon të harrohet. Përkujtohet cdo vit vetem gjatë përkujtimit të 16 nentorit. Mithat myftija, pas 27 vitesh se rihapjes së kesaj xhamie, kësaj here tregohet I drejtpërdrejtë ndaj atyre që nuk kujtohen për të ristrukturuar këtë xhami symbol të shkodrës dhe shqipërisë.
Ai ka një apel për shtetin shqiptar, që të mos kujtohet vetem kur ka nevoje.Shirat e rëna këto ditë po rrezikojnë seriozisht të humbasë vlerat e saj Xhamia e Plumbit, një prej monumenteve më të rëndësishme të Kulturës në Shkodër. Kjo xhami rrezikon të degradohet akoma edhe më tej si pasojë e përmbytjes tashme e kthyer ne ritual sa here ka reshje shiu.
Besimtaret musliman te kesaj zone shprehen te revoltuar dhe theksojne se është e pafalshme, që është krijuar një situatë e tillë, duke kërkuar nga institucionet përkatëse, që të mundësojnë zgjidhjen e problemit të kanaleve kulluese.