Xhamia jashtë kontrollit, imami i ndaluar zëvendësohet nga një tjetër që nuk njihet nga KMSH

Dy vjet pas arrestimit të nëntë personave të dënuar tashmë për çështje terrorizmi me 126 vite burg në total, xhamia e Unazës së Re, ku propagandohej lufta në Siri, vijon të jetë jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman. Ish-imami i vetëshpallur i kësaj xhamie, Genc Balla është dënuar nga shkalla e parë 17 vjet burgim është zëvendësuar nga një tjetër imam, por që sërish nuk njihet nga komuniteti. Armand Ali u pyet nga Top Channel për marrëdhëniet e tij me komunitetin. Por ndërsa një pjesë e besimtarëve kanë falur të premten paqësisht, për një pjesë tjetër kamera nuk është e mirëpritur, pasi sipas tyre nëntë arrestimet e 2014-ës janë fryt mediatik. Ajo që i ka nxehur disa prej këtyre besimtarëve janë edhe katër arrestimet më të fundit në Shkodër, duke qenë se edhe ata ishin frekuentues të kësaj xhamie sikurse Medat Hasani, i cili u prangos pak orë pasi ishte falur këtu.

Artikulli paraprakDISKRIMINIMI GJINOR, PROCESET GJYQËSORE
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRES KONFERENCE ALBANOLOGJIKE:SHQIPERI-HUNGARI, DJE, SOT DHE NESËR