Xhavid Pëllumbi do të jetë administratori i ri i njësisë Bërdicë. Emërimi i tij është bërë ditët e fundit nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci. Pëllumbi do të zëvendësojë në këtë post administratorin e mëparshëm Aleksandër Pashuku. Xhavid Pëllumbi është emëruar si administrator pas propozimeve nga vetë banorët e Bërdicës të cilët kanë kërkuar që të jetë ai administratori i ri.

Bërdica është një prej njësive administrative të rëndësishme të bashkisë Shkodër. Administratori i ri Pëllumbi ka siguruar se do të jetë një zë i fuqishëm për të përfaqësuar denjësisht banorët e Bërdicës dhe po ashtu për t’i shërbyer atyre si dhe për të qenë afër lidhur me çdo problem që mund të kenë. Në vijim pritet që bashkia Shkodër të bëjë edhe emërimim e administratorëve të tjerë të njësive administrative.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E SHËNDETIT MENDOR
Artikulli tjetërBASHA PËRJASHTOI BARDHIN NGA PD, BERISHA: LULZIM BRAVA LEXON MESAZHET E TAULANT BALLËS