Kinemaja lindi zyrtarisht më 28 dhjetor 1895, me shfaqjen e parë nga vëllezërit Lumière – në ”Grand Café” në bulevardin ”Des Capucines”, në Paris, ndërsa Oscar (Çmimi i Akademisë), çmimi më i rëndësishëm dhe më i vjetër kimematografik është rreth 30 vjet më i ri, shkruan focus.it.

Xhaxhai im Oscar

Ishte viti 1927 kur eksponentët e industrisë së filmit amerikan – regjisorë, shkrimtarë, producentë, aktorë, themeluan Akademinë e Arteve dhe Shkencës së Kinemasë.

Në inaugurim, u propozua një çmim vjetor për filmin, regjisorin dhe aktorin më të mirë, i cili, megjithatë, nuk përbëhej nga kupa e zakonshme.

Kështu një drejtor i Akademisë, Cecil Gibbons, vizatoi në mbulesë tavoline një statujë që mbante një shpatë në gjoks dhe realizimi iu besua skulptorit George Stanley.

Legjenda thotë se në ceremoninë e parë të ndarjes së çmimeve në vitin 1929, duke parë statujën e artë, një sekretare e Akademisë, Margaret Herrik, bërtiti “ai duket si xhaxhai im Oscar!”.

Artikulli paraprakSHEFI I BANKËS BOTËRORE PARALAJMËRON PËR RECESION GLOBAL
Artikulli tjetërMBLEDHJA E ALIBEAJT PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT, BERISHA: NUK KA ASNJË TAGËR NGA PD