Naim Mataj, xhaxhai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së dielës në Dragoç të Shkodrës, tha se nipi dhe familja e tij nuk ka pasur asnjë konflikt.

Ai u shpreh për mediat se 33-vjeçari është kthyer para 1 viti nga Belgjika dhe punonte me punë të ndershme në ndërtim në Mal të Zi.

Ramazan Mataj, 33 vjeç u gjet i vrarë brenda automjetit të tij në një rrugë në fshatin Dragoç të Shkodrës. Policia tha se 33-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda automjetit me të cilin udhëtonte.

Artikulli paraprakVLLAZNIA ME PESË MUNGESA NDAJ TIRANËS
Artikulli tjetërNJË MOMENT I FAVORSHËM PËR TË ZHVILLUAR PROJEKTE TË REJA…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT