Dashuri të reja, në kohë të vjetra. Edicioni i katërt i Swing Maraton në ditën botërore të Xhazit, i organizuar nga Hemingway Fun Club solli të rinj e të reja të dashuruar që për 5 orë me radhë udhëtuan nga Tirana në Shkodër me tren nën tingujt e muzikës Swing.
Hekurudha e harruar, e vjetëruar dhe e braktisur mori jetë nën vallëzimet dhe festën e e vajzave, zonjave dhe djemve të veshur në stilin e viteve ’40-’50. Pas 5 orësh mbërritën tek stacioni i trenit në Shkodër.
Udhëtimi nga Tirana në Shkodër me tren shoqëruar me muzikën xhaz është një eksperiencë e paharruar për ata që patën fatin ta shijojnë.
Për drejtorin artistik, Michael Supnick, me famë botërore dhe Një tjetër organizator Ray Gelato, Shqipëria është një vend fantastik.
Për disa minuta me radhë pas këtij udhëtimi të gjatë nga Tirana në Shkodër festa nuk u ndërpre por përkundrazi stacioni i trenit u kthye në një pistë vallëzimi shoqëruar nën tingujt e xhazit.