Xhelal Mziu në prokurori, akuzohet se pengoi prishjen e ndertimeve
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka kallëzuar penalisht krybashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu. Sipas IKMT kryebashkiaku i Kamzës është bërë pengesë për prishjen e 89 objekteve pa leje për të cilët kishte vendim prishjeje. “Në ushtrim të kompetencave ligjore, gjatë kontrollit në IKMT-në e Kamzës janë gjetur një sërë shkeljesh që lidhen me mosveprimet e kreut të bashkisë”, – thuhet në njoftimin zyrtar.