Kandidati për kryetar bashkie nga radhët e PD në zgjedhjet e 6 marsit për Shkodrën, Xhemal Bushati, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarët.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shfaqet duke u përshëndetur me pronarët e biznesit të vogël.

Bushati u shpreh se mes bashkimit dhe përçarjes, qytetarët e Shkodrës po e japin përgjigjen.

“Ftoj këdo që 6 Marsi të mos jetë thjesht një datë, por festa ku qyteti fiton.” – shkruan kandidati i PD.

POSTIMI I PLOTË

Mes bashkimit dhe përçarjes, qytetarët e Shkodrës po e japin përgjigjen. Të bashkuar për Shkodren.
Kemi shumë punë për të bërë, prandaj duhet ndihma e
secilit prej nesh. Me një Bashki të hapur, ku qytetari dëgjohet dhe bashkëqeveris, Shkodra do të fitojë.
Ftoj këdo që 6 Marsi të mos jetë thjeshtë një datë, por festa ku qyteti fiton.
Shkodra, një qytet, një krenari!

Artikulli paraprakKATAR 2022/ KTHIM NË FUSHË E GJOBA TË RËNDA, FIFA MERR VENDIMIN PËR TURPIN E BRAZIL-ARGJENTINË
Artikulli tjetërRAMA NË SHBA, DO TAKOHET ME SEKRETARIN AMERIKAN ANTONY BLINKEN