Ndërkohë që tek Vllaznia pritet të firmosë për Vllazninë Xhevahir Sukaj ka udhëtuar drejtë Emirateve të Bashkuara.
Por kjo nuk do të thotë se Sukaj do vazhdojë karrierën e tij futbollistike atj por ka shkuar në një udhëtim bashkë me bashkëshorten e tij për të kaluar disa ditë pushimi për festat e fundvitit. Vetë Sukaj ka postuar disa foto në rrjetet sociale teksa ndodhet në Dubai dhe menjëherë pas kthimit në Shqiperi, do të vendosë për të ardhmen e tij. Për këtë udhëtim të tij kanë qënë në dijeni edhe drejtuesit e klubit kuqeblu dhe nuk preokupuar për këtë udhëtim të sulmuesit. Trajneri Gjoka deklaroi disa ditë më parë se Sukaj do të të rikthehet me 31 dhjetor në vendlindje ku me datën 1 janar do te ulet e te bisedojn me drejtuesit e ekipit të Vllaznisë , në mënyrë që të arrijnë marrëveshjen për t’u veshur sërish kuqeblu.
I përforlur për një rikthim të mundshëm sërish të Vllaznia futbollisti Ndriçim Shtubina ka zyrtarizuar, kalimin e tij drejt ekipit të Laçit. Mesfushori shkodran u largua nga Kukësi, pasi nuk arriti dot të shprehej në fushën e lojës ku edhe kontrata e tij ishte deri në mbyllje të fazës së parë të kampionatit. Por vetë futbollisti nëpërmjet faqes së tij në “Facebook”, lajmëroi për transferimin e tij drejt ekipit të Laçit. Futbollisti shkodranë ka sqaruar kontratën e re, por ka edhe një premtim për tifozët e Laçit ku është shprehur: “Unë dua të falënderoj drejtuesit e këtij klubi, pasi këmbëngulën për ardhjen time në këtë ekip. Kontrata e re skadon në fundin e sezonit, por me opsionin për ta zgjatur edhe një vit. Premtimi për tifozët. Do të mundohem t’i bëj për vete, ashtu siç kam bërë edhe tifozët e Vllaznisë”, është shprehur Shtubina.