Pavarësisht kërkesës për lirinë, Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg ndaj djalit te deputetit, i arrestuar për perndjekje ndaj ish të dashurës Xhisiela Maloku.

Rexhep Rraja nuk mori pjesë në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij.

Në seancën që zgjati më shumë se një orë, avokati Ilir Murati paraqiti provat për lirimin e djalit të deputetit, por Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Krujës.

Pas përfundimit të seancës, avokati tha se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është i ligjshëm dhe gjykata është nën presion mediatik dhe politik.

Masa e arrestit nuk është e ligjshme. Gjykata është nën presion. Xhisiela ka bërë tre deklarime dhe më pas e mohon.

Pra klienti im duhet të jetë i lirë. Në këtë rast duhet përgjegjësi penale ndaj personit qe ka bere kallezimet dhe me pas tërheqjen e tyre.

Klienti im nuk u largua dhe nuk shkon në burg vullnetarisht, por kur kryen një vepër penale. Media me politikën politizoi çështjen”- tha avokati.

Ndërkohë gjatë seancës, avokati mbrojtës i Rrajës pohoi se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje. Sipas Muratit, vepra penale e përndjekjes nuk qëndron.

“Vepra penale e përndjekjes nuk qëndron. Të shfuqizohet vendimi i gjykatës së Krujës. Të bëhet lirimi i klientit tim Rexhep Rraja.

Xhisiela e ka bërë kallëzimin për xhelozi. Rexhepi u arrestua nga presioni politik dheka nënën shumë sëmurë”- tha Murati.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.

Ndërkohë më 2 tetor, ai doli para Gjykatës në Krujë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Artikulli paraprak4 MJETE PËRPLASEN ME NJËRA-TJETRËN NË RRUGËN SHKODËR-HANI I HOTIT
Artikulli tjetërARRESTIMI NË OBLIKË, POLICIA JEP DETAJE