Gjykata e Apelit në Tiranë pritet të vendosë sot për fatin e djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja.
Djali i deputetit ka apeluar masën e arrestit me burg duke kërkuar lirinë në Apel, ndërsa seanca do zhvillohet sot në orën 10:30.
Burime konfirmuan se trupa gjykuese do të kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zeqine Sollaku.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg, në mungesë’ për të riun e akuzuar për ‘përndjekjen’ e ish-të dashurës së tij Xhiseila Malokut.
Ndërkohë më 2 tetor, ai doli para Gjykatës në Krujë për t’u njohur me masën e sigurisë.