Mesfushori 18-vjeçar Xhoel Hajdari i ka dhënë lamtumirën Vllaznisë dhe është transferuar në Itali, ku është bërë pjesë e klubit të Sora në Serinë D. Hajdari, përveç disa viteve me Akademinë Vllaznia, ka luajtur edhe me përfaqësueset Kombëtare të moshave dhe tashmë do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij edhe në futbollin italian. Vetë Hajdari, në një intervistë, shprehet i lumtur për këtë transferim të tij në Itali.

Hajdari flet edhe për synimet që ka pas këtij transferimi në Itali, ndërsa tregon se pse nuk firmosi një kontratë profesioniste me ekipin e parë të Vllaznisë.

Xhoel Hajdari ia doli të debutonte me Vllazninë në fundin e sezonit të kaluar, duke luajtur ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Skënderbeut, si edhe më pas po sërish ndaj korçarëve në “Final Four”.

Artikulli paraprakVIHET NË FUNKSION RRJETI VADITËS NË LEZHË DHE KURBIN
Artikulli tjetërBASHKIA PËRFITUESE E DY PROJEKTEVE TË RËNDËSISHME