Sekretari Amerikan i shtetit Xhon Kerry në vizitën e zhvilluar në Shqipëri në konferencën bashkë me kryeministrin Edi Rama inkurajoi për reformën në drejtësi duke thënë se reforma e kriminelëve në sistemin politik është hap domethënës.

“Kam besimin mbi legjislacionin që ka në thelb luftën kundër korrupsionit, jam i impresionuar që reformat kanë marrë rrugë. Reforma e kriminelëve në sistemin politik, ky hap është domethënës dhe inkurajues, jam inkurajuar nga Paketa e Reformës në drejtësi dhe që ndihmon gjyqësorin dhe godet korrupsionin. Kjo është ajo që udhëheqja ka ndërmarrë, dhe po punojnë shumë dhe jam i bindur për këtë dhe kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA janë të gatshme dhe e konfirmoj këtë dhe ne emër të Obamës, jam këtu ta konfirmoj këtë. Por vetëm vetëm shqiptarët mund të votojnë ligjet, dhe këtë e kam ndarë me kryeministrin. E di këtë nga përvoja vetjake. E di që është e vështirë të kapësh ata që janë bërë të lumtur me procesin e shmangies së përgjegjësive që ndajnë me gjithë kombin e tyre, duke u përfshirë në një formë të aktivitetit korruptiv apo një formë tjetër jam i bindur që kryeministri dhe qeveria është e angazhuar për një rrugë që do të garantojë që e ardhmja e Shqipërisë do e çojë drejt Europës dhe pjesën tjetër të botës”.Kryeministri Rama konfirmoi se reforma në drejtësi nuk do vonojë shumë dhe do votohet në parlament në muajin mars. Përpara konferencës, Xhon Kerry u prit në aeroport nga presidenti Bujar Nishani dhe ambasadori amerikan Donald Lu. Nga aty kryediplomati amerikan u takua me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati dhe kryeministrin Rama për të dalë më pas në konferencën për shtyp dhe në fund ka zhvilluar një takim edhe me kreun e PD Lulzim Basha.

Artikulli paraprakSPITALI, URUÇI: MUNGON NGROHJA, FIRMA SKA DORËZUAR PUNIMET
Artikulli tjetërGRIMA E PRANON: ËSHTË NJË VLLAZNI TJETËR