Në memorialin e Gjergj Kastriotit në Lezhë u organizua një veprimtari artistiko-kulturore e titulluar Xhubleta shqiptare në UNESCO.Gra dhe vajza të reja malsore të vëshura me xhubleta, prezantuan këtë veshje me histori 4000 vjeçare. Xhubleta është një aset i jashtëzakonshem i trashegimisë kulturore shqiptare, ndaj duhet ruajtur e promovuar deklaroi kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
E veshi për herë të parë kur u martua në moshen 18-vjeçare, e që prej asaj kohe e ruan në shtëpinë e saj. Lena Gjetoninavi është një prej grave malsore që përdor xhubleten të cilen ja ka trasheguar gjyshja e saj dhe sot që kjo veshje është marrë në mbrojtje nga UNESCO, 73-vjeçaren e ka gëzuar pamasë.
Sado të flasim nuk thuhen ato që shihen me sy, ndaj demostrimi është mënyra më e mire e prezantimit të këtij aseti kulturor, tha drejtuesja e shoqatës Xhubleta e Alpeve Shqiptare Rita Shkurtaj.
Prej 30 nëntorit xhubleta shqiptare me histori 4 mijë vjeçare, është marrë në mbrojtje nga UNESCO, duke bërë që ruatja dhe promovimi i kësaj veshje tashmë të marrë dimension tjeter.